KRU “Gjakova” njofton se ka filluar puna testuese në ITUN

Pas një pune të gjatë dhe sfiduese në të gjitha aspektet, sot kemi filluar punën testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të ndotura të realizuar përmes projektit “Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Jug-Perëndim të Kosovës” – Faza III Gjakova, të bashkë financuar nga SECO, Banka Gjermane KFW dhe Komuna e Gjakovës.

Testimet janë duke u zhvilluar me sukses dhe sipas planit dinamik.

Me këtë rast falënderojmë donatorët, konsulentët, kontraktuesit dhe të gjithë stafin e angazhuar në realizmin e këtij projekti për kontributin e tyre të pakursyer në zbatimin e suksesshëm të tij.” – kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga KRU “Gjakova”

Read Previous

Rama kërkon nga BE-ja të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë planeve për ndihmë

Read Next

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID-19