KRU “Gjakova” hapë pikën e inkasimit në Ponoshec, për konsumatorët e Rekës së Keqe

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka hapur pikën e inkasimit në fshatin Ponoshec, për konsumatorët e Rekës së Keqe.

Sipas njoftimit kjo është bërë me qëllim të lehtësimit të pagesës nga qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë konsumatorët e Rekës së Keqe, se me qëllim të realizimit të inkasimit dhe lehtësirave për ju që KRU “Gjakova” po mundohet të ju ofrojë, ne kemi hapur para disa muajve pikën për inkasim /portoarkën, në fshatin Ponoshec.

Andaj i lusim të gjithë konsumatorët e fshatrave përreth që pagesat për shfrytëzimin e ujit të pijes t’i realizojnë në ketë pikë të inkasimit, e cila është e hapur çdo ditë pune (e Hënë – Premte) nga ora 08:00 deri 16:00.

Read Previous

Gjakovë, 63 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Gjurmëve të muzikës, nga Kati Zhubi – Pjesa e katërt