Në KRU “Gjakova” do të ketë ndryshime të tarifave të ujit dhe kanalizimit për periudhën 2022-2024

Sot u zhvillua Diskutim Publik me temën “Përcaktimi i Tarifave të Shërbimeve të Ujit”, të zonës së shërbimit të KRU “Gjakova”.  Të pranishëm ishin zyrtarë të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), përfaqësues të kompanisë KRU “Gjakova” si dhe të interesuar të tjerë për këtë proces. Menaxherja e departamentit financiar nga KRU “Gjakova”, Sihana Asllani prezantoi planbiznesin tarifor në bazë të të cilit përcaktohen tarifat e kompanisë. Sipas këtij plani parashihet rritje e prodhimit të ujit.

Gjatë prezantimit u diskuta edhe për impiantin e trajtimit të ujrave të ndotura që pritet të sjellë një standard të lartë jetese për qyetatët. Nga ARRU foli, Hysni Feka i cili tregoi për qëllimin e këtij takimi dhe bashkëpunimin e mirë me kompaninë KRU Gjakova .

Kompania KRU “Gjakova” parasheh që për periudhën 2022-2024 të mos ketë rritje të tarifës fikse për konsumatorë e as rritje të taksës së kyçjes në rrjetin e ujësjellësit.

Read Previous

Osmani: Prona, mundësi për pavarësi ekonomike dhe fuqizim të zërit të grave dhe vajzave

Read Next

Nis fushata aktivizimi kundër dhunës në shkollat e komunës së Gjakovës