Njoftohen të gjithë konsumatorët e komunës së Gjakovës se ‘Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta me datë 13.07.2024 është marrë vendim na MMPHI, me të cilin:
Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T
” Andaj, në respektimin e ketij vendimi kërkojmë edhe mirëkuptimin e konsumatorëve, duke ju bërë me dije se deri më datë 31 korrik 2024:
‘Shërbimi për Grumbullimin e Mbeturinave nga KRM “Çabrati” Sh.A. do të filloj në ndrrimin e paradites, nga ora 05:00 – 11:00, ndërsa me ndrrimin e pasdites nga ora 17 e tutje’.