Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi që në merkaton e dimrit.

Mesfushori shqiptar nuk e kaloi me sukses testin ndaj Real Sociedad dhe rezultatet u panë dhe në ndeshjen e fundit, kur trajneri Simone Inzaghi nuk preferoi ta aktivizonte as për disa minuta kundër ish-ekipit të tij.

Sipas portalit “Inter News”, nuk përjashtohet mundësia që Asllani të rikthehet tek Empoli në formë huazimi në janar, aty ku ndodhet dhe një nga tifozët më të mëdhenj të lojtarit, Aurelio Andreazzoli, me të cilin bëri dhe debutimin me ekipin e parë të toskanëve.

Mbetet për t’u parë nëse deri në janar, 21-vjeçari do të bindë teknikun Inzaghi, por shanset janë të pakta. /A2news/

Read Previous

Sveçla: Kryekrimineli Radojçiq ishte udhëheqësi i grupit terrorist ku u vra polici (VIDEO)

Read Next

Fabrizio Romano zbulon skuadrat që Chelsea refuzoi për Brojën: Ai pritet të ketë rol të rëndësishëm