Krimet Ekonomike zbarkojnë në MKRS, hetojnë donacionet për FFK-në

Prokuroria e Shtetit, Policia e krimeve ekonomike dhe Inteligjenca doganore kanë nisur një hetim për donacionet e marra nga Federata e Futbollit e Kosovës në Ministrinë e Sportit.

Oranget e rendit kanë vizituar sot zyrat e Departamentit të Sportit në MKRS.

“Kemi pasur një vizitë nga Prokuroria, Policia e krimeve ekonomike, Inteligjenca doganore. Arsyeja e kësaj vizite ka qenë hetimet për donacione të marra të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe organizata të tjera sportive. Ne ua ofruam qasjen në të gjitha dokumentet tona zyrtare. I ofruam bashkëpunim në çdo kohë dhe me 100 për qind transparencë”, ka thënë Shatri për Koha.net.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve se udhëheqësit e FFK-së janë të përfshirë në evazion fiskal, shmangie të detyrimeve tatimore e keqpërdorim të fondeve të FFK-së.

/Paparaci/

Read Previous

Dy ekipe të mëdha angleze kërkojnë transferimin e Eriksen

Read Next

BQK tregon arritjet në sektorin e sigurimeve