Drejtori i SHSKUK-së e ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj drejtorit të Spitalit të Gjakovës për ndërprerjen e programit të operacioneve.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Elvir Azizi e ka iniciuar sot procedurën disiplinore ndaj drejtorit të Spitalit të Gjakovës Jeton Zarari, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së se Azizi e ka çuar Zararin në Komision Disiplinor, për shkak të vendimit për ndërprerjen e programit të operacioneve elektive në Spitalin e Gjakovës.
Kjo procedurë është ndërmarr pas raportit të një Komisioni të SHSKUK-së i cili ka mbledhur fakte për ndërprerjen e operacioneve.
Në këtë spital më 7 korrik u mor një vendim për ndërprerjen e programit të operacioneve të ftohta me arsyetimin e temperaturave të larta, mungesën e kushteve optimale të punës dhe mungesën e stafit për shkak të pushimeve vjetore.
Gazeta poashtu ka mësuar se ky vendim është anuluar pas presionit të mediave. E zyrtarët e Spitalit të Gjakovës patën problem edhe me mediat. Njëri nga pjesëtarët e sigurimit i sulmoi fizikisht ekipin e gazetarëve të gazetës “Nacionale”. Ai u arrestua nga Policia e Kosovës.
/Gazeta Shneta/