Kreu i OBSH: Vendimi i Izraelit për të ndaluar UNRWA-n do të ketë pasoja shkatërruese

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dënuar vendimin e Izraelit për të miratuar ligjin që ndalon agjencinë e ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, të veprojë në vend.

Në një postim në X, ai tha se UNRWA, e cila ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera bazë për miliona refugjatë palestinezë në të gjithë rajonin, ka qenë një “lijë shpëtimi i pazëvendësueshëm” për palestinezët në Gaza për 70 vitet e fundit.

Shefi i OBSH tha se vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRWA ishte “i patolerueshëm” dhe do të ketë “pasoja shkatërruese”.

“Kjo bie ndesh me detyrimet dhe përgjegjësitë e Izraelit dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e të gjithë atyre që varen nga UNRWA,” tha ai. /abcnews.al

Read Previous

Analiza: Ndikimi i zgjedhjeve amerikane, çfarë do të ndodhë me Evropën

Read Next

Maqedonci: Paga e ushtarit nga 616 do të arrijë në 726 euro