Kreu i KQZ -së, Kreshnik Radoniqi: Nuk po arrijmë të procesojmë të dhënat elektronike

Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se nuk po arrijnë të procesojnë të dhënat elektronike.

Radoniqi tha se mbledhja po bëhet në mënyrë manuale dhe deri tani ende nuk kanë arritur t’i përfundojnë.

““Gjithcka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu sic kei bërë edhe në të kaluarën. Aplikacioni për përpunimin dhe prezentimin e të dhënave nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike, andaj KQZ kërkon ndjesë”, tha ai në konferencë për media.

Ai tha se shtoi se “Në këto rrethana KQZ ka vendosur të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, sigurojmë qytetarët se mostransmetimi i të dhënave për subjektet politike elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre rezultateve pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë”./Express

Read Previous

DNV: VV-ja fiton mbi 40 për qind të votave

Read Next

Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin