Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës në Kosovë

Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe zyra e kryeministrit do të bëjnë homazhe për personat e pagjetur ende, dhe do të organizojnë  tubim përkujtimor.

Duke filluar nga ora 10:00 Osmani bën nderime te memoriali për të Pagjeturit, ndërsa zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”, organizon homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Në ora 12:00 e para e shtetit bën homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor, që do ta organizojë zyra e kryeministrit në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”./Kosovapress/

Read Previous

​Kurti takon kryediplomaten gjermane, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Read Next

Nëna Ferdonije pret se një ditë do të çelen arkivat