Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi në fjalën para deputetëve foli për organizatën e veteranëve të luftës.
Krasniqi është shprehur se kjo organizatë ka pranuar që të politizohet.
‘Unë do të flas si veteran, bindja ime është që duhet parë që në fillim, ku ka filluar kjo punë dhe deri tani qe jemi në këtë gjendje. Është e vërtetë se si luftëtar, pra veteranët janë në protestë. Nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë, por është udhëheqja e organizatës së veteranëve të UÇK-së, ajo që ka pranuar që kjo organizatë të politizohet”, u shpreh ai.
Ai tha se nëse nuk do të ndodhte ky politizim, atëherë kjo organizatë do të ishte opozita kryesore e Qeverisë, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk është përgjegjësia e të gjithë veteranëve të vërtetë. Nëse kjo organizatë nuk do të ishte politizuar, kjo organizatë do të kishte qenë opozita kryesore e Kuvendit dhe e Qeverisë së Kosovës dhe kështu u ka hije organizatave që përfaqësojnë këto kategori”, u shpreh ai.
/Klankosova.tv/