Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se situata vazhdon të jetë njësoj, porse takimi duhet të shihet si hap para.
“Ishte diskutim brenda pozicioneve që i dini. Kërkova që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin. Të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare. Nuk pres të ndodhë ky ndryshim. Jemi në situatën e njëjtë. Duhet ta shohim si hap para këtë, një përpjekje shtesë edhe përfshirjen e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje. Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Dhe duhet të kishte zgjidhje politike. Por nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Krasniqi, teksa paralajmëroi se të gjitha zhvillimet në Kuvend mund t’i çojnë në Kushtetuese. /Koha.net/