Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtinës”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme.
Krahas dekanëve, këshillat e fakulteteve kanë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Senatit të Universitetit, që do të përfaqësojnë secilën njësi akademike.
Anëtarët e rinj të Senatit, me mandat katërvjeçar, sipas fakulteteve, janë:
- Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Florina Jerliu
- Fakulteti i Arteve: Prof. Adem Rusinovci.
- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Imer Haziri
- Fakulteti i Edukimit: Prof. Eda Vula
- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Bujar Turjaka
- Fakulteti Ekonomik: Prof. Liridon Veliu
- Fakulteti i Filologjisë: Prof. Shpetim Elezi
- Fakulteti Filozofik: Prof. Sejdi Rexhepi
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Valdete Rexhëbeqaj-Hamiti
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Rexhep Selimaj
- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Figene Ahmedi
- Fakulteti Juridik: Prof. Iliriana Islami
- Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Kreshnike Dedushi-Hoti
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Fisnik Aliaj
Mandati i senatorëve të rinj fillon më 1 tetor 2024, në fillim të vitit të ri akademik.
“Universiteti uron senatorët për zgjedhjen dhe u dëshiron sukses në përmbushjen e mandatit të tyre”, thuhet në njoftim.
/GazetaSinjali/