Kosova, vendi i dytë më i keq në Evropë për të qenë grua

Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, sipas të dhënave të Indeksit të Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 të publikuar të martën. Siç ka shkruar ai për “ Euronews ”, vetëm Ukraina është më e keqe se Kosova. Indeksi u krijua nga Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo (PRIO).

Mediumi ka publikuar raportin vetëm për Evropën, ndërsa në renditjen botërore Kosova është në pozitën e 100-të. Të dhënat matën përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë për gratë. U përdorën 13 metrikë, nga arsimi te ligjet e punësimit te perceptimet e sigurisë dhe dhunës.

Nëntë nga dhjetë vendet më të mira në botë për të qenë grua janë në Evropë. Danimarka kryeson listën, me tre herë më shumë pikë se Afganistani, i cili është vendi i fundit. Pas Danimarkës, në renditje janë Zvicra dhe Suedia.

Ukraina është e fundit në Evropë, nga 41 vende, që performoi shumë dobët në sektorin e sigurisë, për shkak të luftës.

Rezultatet e ulëta për Kosovën i atribuohen arsimimit të dobët dhe niveleve të ulëta të punësimit për gratë, si dhe “niveleve shumë të larta” të grave që vdesin gjatë lindjes.

Azerbajxhani ishte i treti më i keqi, për shkak të preferencës për të pasur më shumë djem se vajza. /Koha.net/euronews.al/

Imazhi

Read Previous

Minatorët e Trepçës futen në grevë

Read Next

Nga përplasjet deri te Banjska, çka ndodhi mbrëmë në takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën