Kosova publikon listën për miqësoret ndaj Guinesë dhe Gambisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.

Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, ku janë përfshirë futbollistët e Kombëtares A, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.

Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë.

Image

/Koha.net/

Read Previous

Shoqëria Civile për të Drejtat e Njeriut: Po teprohet me paraburgime në Kosovë

Read Next

Zidane zbulon arsyen e largimit nga Real Madridi