Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor, para fillimit të kampionatit evropian ‘Euro 2020’.
Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka zyrtarizuar kundërshtarët, por burime të Indeksonline bëjnë të ditur që FFK-ja është duke negociuar me Federatën e San Marinos për një miqësore ndaj këtij shteti më 6 qershor.
Javë më parë, kryetari Agim Ademi kishte diskutuar edhe me homologun e tij nga Federata Italiane, Gabriele Gravina për të luajtur miqësore me 4 herë kampionin e botës.
Megjithatë, gjasat janë më të vogla që të luajmë me Italinë.