Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara data 3 maj e vitit 1993 ishte shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit me qëllim të ngritjes së vetëdijës për rëndësinë e lirisë së shtypit. Kjo ditë e gjenë Kosovën pa asnjë gazetë ditore. Vendi ku zakonisht shiteshin gazetat, tash e sa kohë është bosh. Ky fakt po i shqetëson më së shumti të moshuarit të cilët qasjen në internet e kanë më të vështirë.
Orist Morina, ka filluar ti shes gazetat ditore që nga vitet e 80-ta, ndërkaq tani kjo punw i mungon shumë si shitës por edhe si lexues.
Gjithashtu tregon që nga blerësit ka edhe kërkesa të veçanta.
Në një hulumtim të Institutit të Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim), realizuar në vitin 2010, thuhet se tetë gazetat ditor (“Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Express”, “Epoka e Re”, “Bota Sot”, “Info Press”, “Zëri” dhe “Lajm”), kanë pasur kanë tirazh mes 25.000 dhe 35.000 kopje. Ky numër në atë kohë ishte vlerësuar tejet i ulët në krahasim me popullsinë e përgjithshme (2.1 milion banorë). Në atë kohë, tre në pesë njerëz lexonin një gazetë ditore.