Kosova nikoqire e FIBA Evropianit U16

Krerët e FIBA Evropës kanë përzgjedhur Kosovën si nikoqire të Kampionatit Evropian për grupmoshat U16 të Divizionit C.

FIBA Evropa ka vendosur që në Prishtinë të mbahet Kampionati Evropian i basketbollit për grupmoshat e reja U16, Divizoni C i kategorisë së meshkujve, që pritet të zhvillohet nga 12 korriku deri më 17 korrik të vitit 2022, përcjell KosovaPress.

Ky nuk është organizimi i vetëm që FIBA ia ka besuar Kosovës, ku në të kaluarën kishte organizuar edhe Evropianin U16, kampionatin e FIBA U18 Divicioni C dhe në kategorinë e femrave FIBA U20 Divizioni B.

Në të gjitha këto organizime, Kosova ka pranuar lëvdata nga FIBA për organizim të suksesshëm, ku tani përsëri i besohet organizimi i një Evropiani tjetër në Prishtinë.

Read Previous

Serbët fillojnë me tërheqjen e kamionëve nga Jarinja

Read Next

Kryeministri, Albin Kurti: Paga minimale do të ngritet në 250 euro