Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendosë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë.
Sipas njoftimit, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, në bazë të Ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe ËOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme për të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.
“Obligohen autoritetet për kontroll kufitar që të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qëllim të ruajtjes së shëndetit ë kafshëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV thekson se sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ).
Sipas AUV-it, kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes
“Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftim.