ASK: Kosova më shumë energji elektrike në dispozicion se konsum

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 853.83 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh ose 12,69 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (dhjetor 2022).

Në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,34 për qind.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.21 mijë ton ose 1,45 për qind më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në komunikatë. /KosovaPress/

Read Previous

Shqipëria miraton marrëveshjen për emigrantët me Italinë

Read Next

Një grua u gjet pa shenja jete në autostradë, policia nis hetimet