Përfaqësuesja e Kososvës në konkurencën e femrave në basketboll, ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.
Luksemburgu ka mposhtur Qipron 90:60, duke bërë të mundur që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup.
Luksemburgu prin në tabelë me katër pikë, Kosova zë vendin e dytë me tri pikë dhe Qipro mbetet e fundit me dy pikë.
Kosova në gjysmëfinale do të përballet me Irlandën këtë të shtunë.
Kjo është hera e parë që Kosova A po luan në gara ndërkombëtare./GazetaSinjali