Kombëtarja e Kosovës në Volejboll U20 në konkurencën e meshkujve pas 10 ditësh qëndrimi në qytetin e Gjakovës sot ka përfunduar kampin stërvitor. Tashmë vollejbollistët janë të gatshëm për sifdën që i pret. E ajo është kampionati ballkanik. Djemtë më të mirë të klubeve kosovare do të përfaqësojnë Kosovën në këtë garë ku konkurenca është e fortë.
Ndërsa trajnerët thonë se stërvitjet kanë shkuar mjaft mirë dhe përgatitja e volejbollistëve është maksimale. Për herë të parë stafi teknik ka përdorur një strategji ndryshe prej herëve të tjera me qëllim që të tregojnë rezultate pozitive.
Volejbollistët thonë se fryma pozitive që i ka karakterizuar gjatë këtyre ditëve e njëjta do të përçohet edhe në lojë. Andaj synimi i tyre mbetet triumfi.
Përndryshe nesër në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, nis Kampionati Ballkanik në volejboll për meshkuj, në konkurencën U20. Pjesë e kësaj garë janë 6 përfshirë këtu Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Turqia, Maqedonia e Veriut.