Kosova do të përfaqësohet nga ​Egzon Shala në Evropianin e mundjes në Varshavë

Mundësi me normë olimpike Tokio 2020, Egzon Shala, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Shala do të garojë në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.

Në luftën e parë, që do të zhvillohet nesër (e martë), Shala përballet me polakun, Kamil Tomasz Kosciolek.

Shala prej 25 marsit deri më 15 prill është përgatitur në kampion përgatitor në Sofje të Bullgarisë, ndërsa shpenzimet i janë mbuluar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Read Previous

Aktakuzë ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion në Gjakovë

Read Next

Chelsea kërkon transferimin e Niklas Sule nga Bayern