Kosova do të përfaqësohet në atletikë nga Musa Hajdari në ​Tokio 2020

Hajdari ka pranuar sot ftesën për ta përfaqësuar Kosovën në Tokio 2020.

Sporti i atletikës në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të përfaqësohet nga Musa Hajdari, ku kjo do të jetë hera e dytë e tij në Lojërat Olimpike, që nga debutimi në Rio 2016.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Federata e Atletikës së Kosovës (FAK) pranuan ftesë sipas vendit të rezervuar për univerzalitet, ku do të garojë në disiplinën e vrapimit në 800 metra.

KOK-u ka 11 sportistë, përfshirë dy në kuadër të notit, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Tokio 2020 fillon më 23 korrik, dhe do të zhvillohet deri më datën 8 gusht.

Read Previous

Komuna e Gjakovës ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për rastin e serbes

Read Next

Kim Jong-Un ndëshkon zyrtarët për pandeminë