Pas një pune të palodhshme 10 vjecare, YMCA Kosova sot do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e YMCA-ve të Botës, event ky që do të mbahet në Danimarkë sonte. YMCA ka edhe karrige konsultative të rezervuar në OKB dhe përmes këtij anëtarësimi pritet që të dëgjohet zëri i të rinjëve kosovarë, ndonëse Kosova nuk është pjesë e OKB-së direkt.
Lluka-Davies thotë se procedurat për anëtarësim kanë qenë rigoroze. Ajo shton se Kosova ka nevojë për anëtarësim në organizata të tilla.
Vlen të theksohet se Kosova është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që do të jetë pjesë e YMCA në nivel botëror. Ky anëtarësim pritet të krijojë pjesëmarrje më të mëdha në programe ndërkombëtare për të rinjët kosovarë dhe zëri i tyre do të dëgjohet në nivel global.