Drejtoria e Shëndetësisë në Gjakovë riorganizon orarin për Qendrat e Mjekësisë Familjare

Nga drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjakovë bëjnë të ditur se në qendrat e mjekësisë familjare është riorganizuar orari. Kjo për shkak të rritjes së kërkesave për shërbime shëndetësore. Drejtoresha e këtij digasteri, Adelina Shehu-Kola, thotë që orari ri ka gjetur zbatim që nga 1 korriku dhe çdo gjë po shkon sipas planifikimeve.

Deri më tani gjatë fundjavës në shërbim të qytetarëve ka qenë vetëm Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, ndërsa nga tani e tutje shërbimet mjekësore mund të merren edhe në 4 qendra të tjera.

Read Previous

Flamujt amerikanë valojnë në Gjakovë

Read Next

Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e YMCA-ve të Botës