Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e YMCA-ve të Botës

Pas një pune të palodhshme 10 vjecare, YMCA Kosova sot do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e YMCA-ve të Botës, event ky që do të mbahet në Danimarkë sonte.  YMCA ka edhe karrige konsultative të rezervuar në OKB dhe përmes këtij anëtarësimi pritet që të dëgjohet zëri i të rinjëve kosovarë, ndonëse Kosova nuk është pjesë e OKB-së direkt.

Lluka-Davies thotë se procedurat për anëtarësim kanë qenë rigoroze. Ajo shton se Kosova ka nevojë për anëtarësim në organizata të tilla.

Vlen të theksohet se Kosova është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që do të jetë pjesë e YMCA në nivel botëror. Ky anëtarësim pritet të krijojë pjesëmarrje më të mëdha në programe ndërkombëtare për të rinjët kosovarë dhe zëri i tyre do të dëgjohet në nivel global.

Read Previous

Drejtoria e Shëndetësisë në Gjakovë riorganizon orarin për Qendrat e Mjekësisë Familjare

Read Next

Parashikimi i motit