Koshi: Virusi Covid-19 ka ndikuar në rritjen e problemeve që kërkojnë trajtim fizoterapeutik

Dhimbja e qafës mund të jetë një problem jashtëzakonisht zhgënjyes dhe dobësues që ndikon zakonisht në detyrat më të thjeshta të përditshme.Virusi Covid-19 ka ndikuar po ashtu në rritjen e rasteve që kanë pasur probleme me qafen. Kështu është shprehur doktoresha e fizioterapisë  Dashurie Koshi.

Koshi gjithashtu thotë se problemet me qafen shfaqen edhe te moshat e reja si rezultat i mos menaxhimit të mirë të kohës me aktivitete ditore.

Theksojmë se doktoresha Koshi apeloi edhe për rritje të bashkëpunimit të nxënësve dhe mësimdhënësve për të krijuar sa më shumë aktivitete sportive duke kordinuar më shumë raportin e kohës së lirë me atë të mësimit.

Read Previous

Basha: Të ristrukturohet buxheti për të përballur krizën e energjisë

Read Next

Konjufca: Askush nuk e do Gjakovën më shumë se Mimoza Kusari-Lila – KRONIKË ZGJEDHORE