Koronavirusi po përhapet në mesin e australianëve

Vaterpolistët australianë po luftojnë me përhapjen e koronavirusit pak para fillimit të Lojërave Olimpike në Paris.

Komiteti Olimpik i Australisë ka njoftuar për tre raste të tjera, duke çuar në pesë numrin e të infektuarve me koronacirus. 

Të martën u njoftua se dy lojtarë të paidentifikuar kishin rezultuar pozitivë me virus.

I gjithë ekipi olimpik australian është testuar dhe sipas Komitetit Olimpik të Australisë, rastet pozitive me virus aktualisht janë të kufizuara tek lojtarët e vaterpolit./Koha.net

Read Previous

Eksod te Chelsea këtë verë: 14 lojtarë pritet të largohen nga klubi

Read Next

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës