Këto dhoma janë gati për të mirëpritur nxënësit dhe studentët, mirëpo askush akoma nuk u ka dhënë dritën jeshile për të filluar punën. Ndonëse përgatitjet janë bërë, pritshmëritë janë që këtë vit pas një viti e gjysmë pauze ky vend t’i kthehet procesit normal të akomodimit të nxënësve dhe studentëve. Drejtori i këtij institucioni, Agron Kryeziu tregoi se ata janë duke pritur udhëzimet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pasi kërkesat për tu regjistruar janë të shumta.
Për të kuptuar më tepër mbi këtë situatë ne pyetëm Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit mirëpo nuk morëm përgjigje lidhur me datën se kur do të hapet konkursi për pranimin e nxënësve dhe studentëve. Interesimi mbetet I madh, përgatitjet janë bërë por dyert e konviktit mbeten të mbyllura për nxënës e student.