Konkurset nëpër Ndërmarrje Publike, Ministria e Ekonomisë njofton për pozitat e lira

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar në faqen zyrtare për konkurset e punësimit nëpër Ndërmarrjet Publike Qendrore.

Konkurset janë për në Telekom, Trepçë, Infrakos, Kompaninë Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”, Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

“Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për t’u siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftim. /EO

Read Previous

FOTO/ Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin që la pas tërmeti në Turqi

Read Next

Haxhiu: Për vrasjen e Balajt e Xheladinit i jam drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara