Konjufca uron Trump-in: ShBA-ja është kryealeati ynë, do të thellojmë raportet e shkëlqyera

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me administratën e re amerikane.

Sipas tij, për të thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe ShBA-së.

“ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka thënë Konjufca. /Klankosova.tv

Read Previous

Çfarë do të thotë kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë për NATO-n?

Read Next

Pas fitores së Trumpit, Jerusalemi mbushet me fotografitë me mbishkrimin “bëjeni Izraelin të madh”