Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
Pas takimit, kryetarët Glauk Konjufca dhe Urshka Klakoçar Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.
Gjatë ditës edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq.
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të institucioneve./rtklive