Konjufca: Ndryshimet shoqërore s’mund të ndodhin vetëm me liderët institucionalë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të premte ka marrë pjesë në konferencën e tretë mbi Vullnetarizmin Edukativ të organizuar nga organizata joqeveritare TOKA, “program ky që integron mësimin me shërbimin në komunitet”.

Siç njofton zyra e kryetarit të Kuvendit, Konjufca theksoi se “sa më të zhvilluara të jenë shtetet, aq më i zhvilluar është edhe vullnetarizmi” dhe ndër të tjera ai përmendi se “ndryshimet shoqërore nuk mund të ndodhin vetëm me liderët institucionalë, por me angazhimin e të gjithë shoqërisë”.

Ndërkaq, kreu i Kuvendit “përgëzoi të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilët merren me vullnetarizëm dhe e cilësoi punën vullnetare si një akt fisnik”.

Posaçërisht ai ka shprehur mirënjohje ndaj mësimdhënësve të cilët sipas tij “e kanë integruar Vullnetarizmin Edukativ në shkolla dhe përmes vullnetarizmit po u servojnë nxënësve të tyre përvoja unike të cilat ndihmojnë në zhvillimin e shkathtësive të buta”.

Ndryshe, përgjatë këtyre 5 vjetëve, në programin e Vullnetarizmit Edukativ janë përfshirë më shumë se 3 mijë të rinj, më shumë se 3 qind mësimdhënës, janë zbatuar më shumë se 2 qind projekte dhe janë bërë më shumë se 40 mijë orë vullnetare.

/albanianpost/

Read Previous

KF “Vëllaznimi” mbetet pjesë e Ligës së Parë

Read Next

Gati 500 të arrestuar ndërsa protestat në Francë hynë në natën e katërt – detaje dhe pamje që tregojnë kaosin e krijuar