Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila bashkë me dhe kryetarin e kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, deputetët si dhe ministren e Industrise Tregtisë dhe Ndermarrësisë Rozeta Hajdari u takuan me banorët e fshatit Skivjan. Bashkëpunimi në mes të qeverisë Kurti dhe asaj Kusari Lila do të rezultojë për komunën e Gjakovës në zhvillim ekonomik, infrastrukturë, punësim, cilësi në arsim dhe cdo fushë tjetër, tha Kryeparlamentari Konjufca në fjalën e tij drejtuar banorëve.
Kusari-Lila shtoi se me ndihmën e nivelit qëndror do të realizojnë synimet e përbashkëta për Gjakovën. Ajo tha se në qeverisjen e saj mision kryesor janë parqet industriale.
Gjatë ditës Kusari-LiLa dhe Konjufca kanë vazhduar me takime në lagje të ndryshme në komunën e Gjakovës.