Të hënën, negociatorët në Kongresin amerikan paraqitën një projekt-ligj financimi prej 1.7 trilionë dollarësh, i cili siguron 44.9 miliardë dollarë ndihmë shtesë urgjente për aleatët e NATO-s dhe Ukrainën.
Lajmi është raportuar nga agjencia “Reuters”.
Shuma totale e financimit të propozuar në projekt-ligj tejkalon afërsisht 1.5 trilionë dollarë të akorduar në vitin e kaluar.
Udhëheqësit e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve synojnë ta miratojnë projektligjin dhe t’ia dërgojnë presidentit Joe Biden deri në fund të javës.
Për muaj të tërë, Demokratët dhe Republikanët kanë debatuar se sa para duhet të shpenzohen për programe ushtarake dhe joushtarake.
Projektligji përfshin 44.9 miliardë dollarë ndihmë shtesë urgjente për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s.
Këto fonde do të ndahen krahas rekordeve prej 858 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes këtë vit.
Dështimi për të miratuar projektligjin mund të çojë në një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane të shtunën para Krishtlindjeve dhe ndoshta një bllokim disa mujor pasi Republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve më 3 janar.
Negociatorët e Kongresit punuan gjatë fundjavës për të shtuar amendamentet përfundimtare në projekt-ligj, i cili ende mund të amendohet nga Dhoma ose Senati.
Në nëntor, presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi Kongresit të ndajë 37.7 miliardë dollarë për Ukrainën si ndihmë urgjente në lidhje me shterimin e shpenzimeve të miratuara tashmë brenda kufijve të buxhetit të përkohshëm. /Albanianpost.com