Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit të ndalojnë menjëherë përplasjet ushtarake.

“Njoh shumë mirë të dyja palët dhe dua që të gjejnë një zgjidhje. Dua që të ndalojnë. Shpresoj që të ndalojnë tani,” tha Trump në një deklaratë për gazetarët lidhur me situatën e rënduar mes dy vendeve.

Ai shtoi se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse mund të ndihmojë në uljen e krizës: “Nëse ka diçka që mund të bëj për të ndihmuar, jam këtu.”

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes: 31 nga pala pakistaneze dhe 12 nga ajo indiane.

Shkak për përshkallëzimin e fundit të konfliktit u bë një sulm i përgjakshëm më 22 prill në një zonë turistike në Pahalgam të Kashmirit indian, ku u vranë 26 persona. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por rajoni është i njohur për aktivitetin e grupeve separatiste që kërkojnë pavarësi ose bashkim me Pakistanin./reporteri/

Read Previous

Caktohet paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen e vajzës 15-vjeçare

Read Next

Merz: Anëtarët e BE të rrisin shpenzimet për mbrojtjen