Sot gjatë ditës qarkulloi lajmi se afganët e parë pritet të vijnë rreth orë 19 në Kosovë.
Por, një gjë të tillë e ka demantuar zyrtari për media në presidencë, Bekim Kupina.
“Nuk janë të sakta informatat që sot pritet të vijnë afganët e parë. S’kemi asnjë konfirmim ende se kur pritet të vijnë, por sot nuk vijnë”, është shprehur Kupina
Kujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit, mbi 200 afganë kanë ardhur në Shqipëri teksa janë sistemuar nëpër qendrat e hoteliere në qytetin e Durrësit.
/KlanKosova.tv/