Konfirmohet nga Presidenca: Osmani pret sot në takim partitë politike nga ora 14:30

Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Takimi do të mbahet nga ora 14:30, derisa mediave do t’u lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.

Në këtë takim pritet të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me ekspozitën “Gjithë lotët tanë”, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve

Read Next

Bislimi: Me hapa të shpejtë por të matur, Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt BE-së