Konfirmohet nga Policia e Kosovës aksioni i Njësisë së Krimeve Ekonomike në Gjakovë

Burime të sigurta kanë bërë me dije se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve.

Bastisjet po zhvillohen në lokacione të ndryshme dhe dyshimet e para lidhen me keqpërdorime të mundshme në procesin e pajisjes me patentë shofer. Hetimet janë ende në fazë aktive.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ku thuhet:

“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore: Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë. Për detaje shtesë mund të informoheni pas përfundimit të operacionit.”

TV Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re nga ky aksion. /tvsyrivision/

Read Previous

Rafuna: Bizneset po detyrohen me dhunë të dalin në treg të lirë

Read Next

Peci: Jam i hapur për bashkëpunim, raportimet në media nuk i marr seriozisht