Përgjatë bregut lindor të Gjirit Hudson në provincën verilindore kanadeze të Kebekut të Kanadasë, pranë vendbanimit Inuit të Inukjuak, shtrihet një brez shkëmbinjsh vullkanikë, që testimet e reja kanë treguar se janë shkëmbinjtë më të vjetër të njohur në Tokë.
Dy metoda të ndryshme testimi kanë zbuluar se shkëmbinjtë datojnë 4.16 miliardë vjet më parë, në epokën Hadiane.
Bëhet e ditur se shkëmbinjtë janë kryesisht shkëmbinj vullkanikë metamorfikë me përbërje bazaltike, shkruan Reuters.
Shkëmbi metamorfik është një lloj shkëmbi që është ndryshuar nga nxehtësia dhe presioni me kalimin e kohës.
Ndërsa bazalti është një lloj i zakonshëm i shkëmbit vullkanik.
Ata u formuan kur magma, shkëmb i shkrirë, u shty përmes shtresave ekzistuese të shkëmbinjve dhe më pas u ftoh dhe u ngurtësua nën tokë.
Ndryshe, studiuesit përdorën dy metoda datimi bazuar në analizën e zbërthimit radioaktiv të elementëve samarium dhe neodymium që gjenden në to.
Të dy arritën në të njëjtin përfundim, se shkëmbinjtë janë 4.16 miliardë vjeç.
Deri më tani, shkëmbinjtë më të vjetër të njohur ishin rreth 4.03 miliardë vjeç nga territoret veriperëndimore të Kanadasë. /Telegrafi/