Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.
Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi .
“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi
Po ashtu, drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka thënë se dy të vdekur janë nxënës të moshës së re.
“Dy janë të vdekur me armë zjarri, janë nxënës të moshës së re, njëri është i plagosur e në gjendje kome”, tha shkurtimisht Dreshaj.
Deri më tani nuk dihet se sa persona gjithsej janë lënduar.
/Telegrafi/