Konfirmohen rastet e para, varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri

Nënvarinati Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. Në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laborator i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe ne vendin tonë.

Burime të sigurta për A2 CNN bëjnë të ditur se mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitiv më Ba2 dhe pjesa tjetër më Omicron.

Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen. Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitiv më Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.

Me zbehjen e valës Omicron, interesi për vaksinënë anti-covid ra ndjeshëm, ndërsa të rinjtë vijojnë të jenë kategoria më refuzuese. Por ndryshe nga Omicron, nënvarinati i tij Ba2 është shumë më ngjitës dhe përhapet më shpejt. Thuajse e gjithë Europa ka rritje të rasteve nga ky mutacion, i cili ka shenja të ngjashme me Omicronin por sipas specialistëve kalohet rëndë nga të pavaksinuarit./A2news/

Read Previous

Për 21 vjet u shkatërruan mbi 100 mijë mina, Mehaj: Specialistët e deminimit janë heronj

Read Next

Fayot, Osmanit: Vlerësoi angazhimin në luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit