Komuna rekomandon për qytetarët shmangie të qarkullimit në kodrën e Becit

Komuna e Gjakovës përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook ka njoftuar se janë duke u kryer punime në udhëkryqin pranë vendit të ashtuquajtur kodra e Becit. Dhe me këtë rast ka rekomanduar qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë nacionale.

Postimi i plotë i komunës: Për shkak të disa punimeve, rekomandojmë qytetarët e komunës që t’i shmangen qarkullimit në rrugën nacionale M 9.1 (udhëkryqi pranë Kodrës së Becit). Ju lutemi që gjatë ditës së sotme të frekuentoni rrugët alternative të fshatrave përreth. Faleminderit për mirëkuptim!

Read Previous

Hazir Reka kërkon ta takoj djalin të cilin e fotografoi gjatë luftës

Read Next

Në debatin publik qytetarët drejtuan ankesa dhe kërkesa ndaj komunës