Oda e Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, me qëllim të shtrirjes dhe zgjerimit të veprimtarisë së përbashkët. Kryetari i komunës, Ardian Gjini tha se përkrahja e këtij sektori është e domosdoshme pasi që ky wshtw ndër sektorët më të dëmtuar gjatë pandemisë.
Përfaqësuesi i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof.Dr. Hysen Rogova tha se i vjen mirë që tashmë është kuptuar rëndësia e këtij sektori në ekonominë kosovare.
Sipas statistikave sektori i hotelierisë dhe Turizmit ka nën ombrellën e vet rreth 17.000 punëtorë aktivë.