Komuna e Gjakovës gjegjësisht Drejtoria për buxhet dhe financa bazuar në raportin periodik financiar ka tejkaluar të hyrat vetanake për periudhën janar-qershor. Drejtori i këtij dikasteri Durim Halilaj ka thënë se ende nuk është gjithçka definitive sepse pritet edhe raporti i policisë për gjobat e shqiptuara në këtë fillim vit.
Sipas statistikave planfikimi financiar është tejkaluar për 133 përqind, ka thënë tutje Halilaj. Kjo nuk është hera e parë që komuna tejkalon të hyrat vetanake, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitet paraprake.