Komuna e Gjakovës nuk ndan mirënjohje për TV Syri

Përgjatë gjithë kohës sa edhe janë zhvilluar aktivitetet e kuvendit komunal në kuadër të Garës për Gjakovë të pastër edhe ne si televizion kemi kontribouar për sensibilizimin dhe informimin e opinionit të gjerë për pastrimin dhe kujdesin ndaj mjedisit. E sot për këtë u ndanë mirënjohje për kompani, shoqata joqeveritare, drejtor të shkollave por edhe për qytetarë, ndërsa për televizionin Syri nuk pati mirënjohje. Sidoqoftë ne si medium do të vazhdojmë të jemi në çdo kohë dhe vend aty ku është e nevojshme. Mirënjohjen më të madhe e marrim cdo ditë nga qytetarët tanë dhe shikuesit anë e kënd kudo që na përcjellin gjë që për ne ka rëndësi dhe vlerë të veçantë.

Read Previous

Shkolla “Dëshmorët e Kombit” një shembull se si duhet të kujdesemi për mjedisin

Read Next

​MSh me njoftim të ri për vaksinim kundër COVID-19