Komuna e Gjakovës ndan mirënjohje për familjet e të rënëve në luftën e fundit

Komuna e Gjakovës  në kuadër të aktiviteteve për ditën e çlirimit sot iu ka ndarë mirënjohje dhe medalje familjeve të të rënëve në luftën e fundit në Kosovë. Fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni e pati kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se falë gjakut të atyre që ranë për liri ne sot kemi të ardhme më të ndritur.

Ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke vlerësuar lart guximin e luftëtarëve të lirisë ndër të tjera u shpreh:

Gërshetimi i krenarisë dhe dhimbjes janë brenda kësaj mirënjohjeje, për familjarët e heroit Elton Zherka.

Edhe familjarë të tjerë që kanë humbur më të dashurit u shprehën se ndjehen të nderuar që gjaku i familjarëve të tyre nuk harrohet.

Theksojmë se rreth 212 mirënjohje u ndanë për familjet e të rënëve në luftën e fundit në komunën e Gjakovës, për të shënuar 14 qershorin ditën e clirimit të qytetit.

Read Previous

Pas shkarkimit të Valdete Dakës, LDK: Rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale

Read Next

14 qershori u shënua me koncert festiv nga fëmijët