Kiosqet që ishin në qendër të qytetit tashmë janë zhvendosur. Hapësira që është liruar bën që qytetarët ta vlerësojnë këtë vendim pasi rruga do të jetë më e lirë për të gjithë ata që e frekuentojnë qytetin.
Edhe dy qytetarë të tjerë po thonë se një vendim i tillë është në të mirën e çdo nëne me karrocë, të moshuar apo edhe ata me aftësi të kufizuara.
E këtë e kanë mirëpritur edhe qytetarë të tjerë.
Bëjmë të ditur se kiosqet që ishin në qendër të qytetit dhe disa pjesë të tjera janë vendosur në lumin Krena.