Komuna e Gjakovës është furnizuar me 804 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, e cila përmes një njoftimi ka theksuar se është bërë furnizimi nga ministria e Shendetsise me 804 doza të reja të vaksinave Pfizer.
“Të gjithë aplikuesit do të kontaktohen përmes telefonit, në bazë të listës së dërguar nga ministria e Shëndetësisë. Mosha që ju dedikohet kjo sasi e vaksinave është mbi 65 vjeq. Shpërndarja e tyre do të bëhet në Qendrëne e Mjekësise Familjare “Ereniku” cdo ditë pune ne dy ndërrime, si dhe vikendeve nga ora 08.00-15.00″, thuhet mes tjerash në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë.